image Ministri i Shëndetësisë: Gjermanët do të vaksinohen, do të shërohen ose do të vdesin deri në fund të dimrit

Evropë

Ministri i Shëndetësisë: Gjermanët do të vaksinohen, do të shërohen ose do të vdesin deri në fund të dimrit

news image

Politikanët në Gjermani po debatojnë për masa të ngjashme me fqinjin e tyre, Austrinë, ku është futur një bllokim i plotë kombëtar, pasi njësitë e kujdesit intensiv janë mbushur dhe numrat e rasteve arrijnë rekorde të reja.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, ka lëshuar një paralajmërim duke u kërkuar më shumë njerëzve të vaksinohen.

“Ndoshta deri në fund të këtij dimri, siç thuhet ndonjëherë në mënyrë cinike, pothuajse të gjithë në Gjermani do të vaksinohen, do të shërohen ose do të vdesin”, thotë Spahn.

Ai fajëson “variantin shumë ngjitës Delta”, shkruan BBC.

“Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë kaq urgjentisht vaksinimin,” shton ai.

Me rastet e reja që rriten, udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë ranë dakord pas bisedimeve me kancelaren, Angela Merkel, që t’u kërkonin atyre që nuk janë të imunizuar të kenë teste negative në mënyrë që të përdorin transportin publik ose të shkojnë në zyrë.

Për të mbrojtur më të rrezikuarit, ata ranë dakord gjithashtu që ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit në shtëpitë e të moshuarve./GazetaSinjali/