image Ministri i ri i Drejtësisë flet për vetingun: Mekanizmi për këtë proces s’duhet të jetë politik

Politikë

Ministri i ri i Drejtësisë flet për vetingun: Mekanizmi për këtë proces s’duhet të jetë politik

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka marrë sot edhe zyrtarisht detyrën e tij në këtë ministri.

Selimi në konferencë për media tha se përveç rimëkëmbjen ekonomike që duhet të jetë prioritet i Qeverisë Hoti, është edhe drejtësia dhe sundimi i ligjit.

Sipas tij,  duhet nisur nga analizimi i gjendjes aktuale, dhe adresimin e prioriteteve të tjera.

“Pas pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike nuk duhet të harrojmë drejtësinë dhe sundimit e ligjit. Duhet ta ruajmë funksionimin e drejtësisë. Ne u dakorduam me sekretarin që të fillojmë një plan të analizës së gjendjes aktuale, dhe takime me drejtorë dhe stafin civil. Ne do të fillojmë punën menjëherë. Kemi prioritete që duhet t’i adresojmë. Këto prioritete duhet të jenë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Selimi foli edhe për procesin e vettingut, për të cilin tha se duhet krijuar një mekanizëm që nuk është politik dhe i njëanshëm, por që duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Ai gjithashtu ka theksuar se lloji i mekanizmit që duhet të jetë në funksion në Qeverinë Hoti, është të jetë gjithëpërfshirës dhe jo politik.

“Pikë së pari më duhet të bëj një analizë momentale të gjendjes në ministri duke i takuar personat përgjegjës në dikastere. Në parim, procesi i llogaridhënies është i vazhdueshëm. Duhet të vazhdojë llogaridhënia, por nuk duhet të krijojm mekanizma të njëanshëm të kontrollimit të prokurorisë dhe gjykatave. Unë nuk mund të them diçka definitive. Lloji i mekanizmit nuk duhet të jetë politik, por gjithëpërfshirës, sepse vetëm kështu mund të sjellë rezultate. Ne kemi pas një bisedë edhe me kryeministrin Hoti për të gjetur zgjidhje, që ky mekanizëm të mos jetë politik”, tha Selimi./ Gazeta Sinjali/