image Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë: Mbështes fuqishëm Lajçakun në dialogun Kosovë-Sebi

Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë: Mbështes fuqishëm Lajçakun në dialogun Kosovë-Sebi

news image

Ministër i Punëve të  Jashtëm i Rumanisë  Bogdan Auresku i Rumania e ka mbështetur të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçakun për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për avancimin e bisedimeve që dërgojnë në paqe dhe stabilitet e siguri në Ballkanin Perëndimor.

“Takimi shumë i mirë sot me emisarin e  BE-së Miroslav Lajçak për Dialogun Kosovë-Serbi të dhe për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor . Rumania mbështet fuqimisht emisarin e BE-së në avancimin e Dialogut dhe ne inkurajojmë fuqimisht përpjekjet drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon”, ka shkruar në Twiter kryediplomati i Rumanisë.

Ndërkohë për këtë ka shkruar edhe Lajçak, i cili e ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Rumanisë për mbështetjen që i ka dhënë sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit Bogdan Aurescu për mundësinë që sot të shkëmbejmë mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti mbi Dialogun. Mirënjohës për interesin dhe mbështetjen Rumanisë”, ka shkruar në Twiter Lajçak.

/GazetaSinjali/