image Ministri i Mbrojtjes së Serbisë për largimin e barrikadave: Kemi marrë garanci të forta në një dokument

Politikë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë për largimin e barrikadave: Kemi marrë garanci të forta në një dokument

news image

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, e ka cilësuar si një “fitore të vogël diplomatike” largimin gradual të barrikadave në Veri të Kosovës.

Kjo për faktin se, siç pretendon ministri serb, Beogradit nuk i është dashur të jap asgjë në këmbim të kësaj, përkundrazi ka marrë garanci të forta në një dokument.

“Duhet të jemi të kënaqur, por jo tepër, sepse ende nuk është e lehtë jeta për serbët në Kosovë, nyja në Kosovë nuk është zgjidhur. Askush nga ne nuk ka iluzionin se gjithçka zgjidhet me këtë, por mendoj se kemi arritur një fitore të vogël diplomatike”, ka thënë ministri në një intervistë për televizionin serb, Tv Happy.

Ai madje shprehur skepticizmin e tij se KFOR-i do të pranojë kërkesën e Beogradit zyrtar për kthimin e një numri të caktuar të personelit të sigurisë serbe në Kosovë.

“Nuk jam optimist, por shpresoj se një ditë do të krijohen kushtet për kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë sonë në Kosovë”, ka shtuar Vuçeviç.

/GazetaSinjali/