image Ministri i Malit të Zi jep dorëheqjen pas publikimit të aferës korruptive

Rajon

Rajon/ Ministri i Malit të Zi jep dorëheqjen pas publikimit të aferës korruptive

news image

Ministri malazez i Zhvillimit dhe Turizmit Pavle Raduloviç, ka dhënë sot dorëheqjen pas publikimit të një videoje, ku dy inspektorë janë të përfshirë në një aferë korrupsioni.

Kjo është hera e parë që një çështje korrupsioni çon në dorëheqjen e një ministri në këtë vend të vogël të Ballkanit.

Askush nuk më ka sugjeruar të dorëhiqet, ky është pasqyrimi i mendimeve të mia personale për këtë çështje, etika duhet të ekzistojë në punë dhe në administratën shtetëror”, deklaroi ministri në një konferencë shtypi.

Video e publikuar dje në mbrëmje nga TV Vijesti, tregon dy funksionarët që diskutojnë për një ryshfet, për të lejuar një biznesmen të vazhdojë punën, të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese në zonën turistike të Budvës, pavarësisht një lejeje që i kishte kaluar afati.

Ministri, i ardhur në qeveri në vitin 2016 shpjegoi për mediat se një procedurë disiplinore ishte ndërmarrë kundër dy inspektorëve para publikimit të kësaj videoje.

Mali i Zi që po negocion për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka si prioritet luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./ATSH