Ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, është shprehur se investimet që po bëhen nga qeveria për blerjen e armatimit janë humbje parash.
“Personalisht jam kundër militarizimi. Është humbje e panevojshme e parave dhe rritje e tensionit mes qytetarëve serbë. Nëse duam ndërtim të së ardhmes në paqe dhe mirëqenie, atëherë investimet e Prishtinës në armë janë humbje parash”.
Rakiq në një intervistë për Novosti, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, që sipas tij duhet themeluar.
“Çështja e formimit të asociacionit është çështje e të gjitha çështjeve. Koha ka treguar që pa një ombrellë institucionale të qytetarëve serbë – AKS-në – “Kutia e Pandorës” është e hapur dhe që institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitetin dhe as vullnetin politik për t’u përballë me problemet e serbëve”.
“Në fund, çështja e formimit të asociacionit është çështje e kredibilitetit të Bashkimit Evropian, që ka garantuar nënshkrimin e marrëveshjeve”. /GazetaSinjali/