image Ministri i jashtëm boshnjak e konfirmon ekzistencën e kampeve ruse e serbe në BeH

Rajon

Ministri i jashtëm boshnjak e konfirmon ekzistencën e kampeve ruse e serbe në BeH

news image

Politikanët në Bosnje dhe Hercegovinë vazhduan të debatonin nëse vendi i tyre po trajnonte njerëz që duhej të destabilizonin Moldavinë sipas udhëzimeve nga Rusia.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, deklaroi në mënyrë eksplicite se informacioni për këtë ishte i saktë.

“Është e vërtetë. Ne kishim njerëz që erdhën në emër dhe në kurriz të Federatës Ruse dhe stërvitën anëtarë të ‘skuadrave’ moldave,” u tha Konakoviq, gazetarëve në Sarajevë.

Ai shpjegoi se nuk bëhej fjalë për stërvitje ushtarake, por për përgatitje për demonstrata dhe lloje të ndryshme protestash.

Ai tha gjithashtu se personalisht ka parë dëshmi të personave të tillë dhe aktiviteteve që ata kanë kryer dhe paralajmëron se kjo është një tjetër dëshmi konkrete e ndikimit malinj rus në rajon, kundër të cilit Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të luftojnë e vetme dhe duhet të ketë mbështetjen e partnerëve evropianë.

Ambasada e SHBA iu bashkua diskutimit, duke paralajmëruar se pretendimet se rusët po kryejnë trajnime në kampe në territorin e RS për të prishur proceset demokratike në një vend tjetër janë “thellësisht shqetësuese”.

Ata kërkuan një hetim të plotë për të përcaktuar përgjegjësinë individuale.

“Këto raporte ngrenë pikëpyetje serioze rreth angazhimit të RS dhe udhëheqjes së saj për zbatimin e reformave të nevojshme për përparimin e aspiratave evropiane të BeH-së, si dhe për ‘orientimin evropian’ të tyre,” tha ambasada amerikane.

 /GazetaSinjali/