image Ministri i Financave tregon arsyen e mbledhjes së Qeverisë në largim

Kosovë

Mbledhje/ Ministri i Financave tregon arsyen e mbledhjes së Qeverisë në largim

news image

Ashtu siç kishte raportuar Gazeta Sinjali, pak minuta më parë, Ministria e Financave ka kërkuar mbledhje urgjente të Qeverisë së Kosovës e cila është në largim, pas zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor.

Bedri Hamza, ministër në largim i Financave, ka thënë se të martën do të mblidhet Qeveria e Kosovës lidhur me pagat e fund vitit.

 “Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fundvit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër”, ka deklaruar ai për EO.

Ai ka thënë se pavarësisht vonesave të formimit të institucioneve të reja, nuk do të ketë rrezikim të funksionimit në aspektin buxhetor.

“Shteti funksionon dhe nuk ka kurrfarë rrezikimi. Sepse demokracia në Kosovë është e avancuar. Prej rastin të dorëheqjes sime, shpërbërja e parlamentit, të gjitha këto janë procese të parapara me ligj”, ka deklaruar Hamza.

Ndryshe Gazeta Sinjali, më herët raportoi për mbledhjen e jashtëzakonshme të ekzekutivit me kërkesën e Bedri Hamzës./Gazeta Sinjali/