image Ministri i Financave sqaron pse disa punëtorë nuk i kanë marrë ende paratë nga pakoja emergjente

Kosovë

Pandemia/ Ministri i Financave sqaron pse disa punëtorë nuk i kanë marrë ende paratë nga pakoja emergjente

news image

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka sqaruar pse disa punëtorë ende nuk i kanë marrë të hollat nga pakoja emergjente.

Bislimi përmes një postimi në Facebook tha se punëtorët që nuk kanë marrë pagesat mund të kenë gabuar me ngarkimin e të dhënave, ose mund të ketë ardhur me vonesë.

“Ata të cilët nuk i kanë marrë ende mjetet i takojnë njërës nga kategoritë e mëposhtme:
1. Të dhënat janë ngarkuar gabimisht në sistem (për shembull kontabilisti që kryen shërbime për disa kompani, nga pakujdesi ka ngarkuar listat e gabuara të punëtorëve tek kompanitë përkatëse)
2. Janë supermarkete, barnatore apo furra të cilat kanë qenë hapur dhe megjithatë kanë ngarkuar pothuajse gjithë stafin e tyre për kompenzim (në shumicën e rasteve është fjala për keqpërdorim, për shembull ka rrjet supermarketesh që ka qenë hapur gjithë kohën dhe megjithat ka plotësuar kërkesë për kompenzim të mbi 1.100 punëtorëve, dhe unë e kam ndaluar)
3. Kërkesa ka ardhë nga ndërmarrje publike apo shoqërore e cila është paraparë të përfitojë nga masa 4 e jo masa 3.
4. Kërkesa ka ardhë më vonë se tjerat dhe trajtohet në valën e dytë.
5. Ka të tillë që kanë aplikuar për kompenzim më shumë se një herë që nuk është idea e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiq më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)”, ka shkruar Bislimi në Facebook./Gazeta Sinjali/