Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi në një konferencë për media tha se në rast të zgjatjes së masave pë parandalimin e virusit Covid-9, qeveria do t’i ndajë 10 milionë euro shtesë për komunat.
“Në rast të zgjatjes së mëtejme të masave për parandalimin e virusit Covid-19, komunat do të kenë mbështetje shtesë, qeveria do t’i ndaj 10 milionë euro shtesë për komunat më me nevojë të cilat kanë numër të prekurish me koronavirus”, tha Bislimi
Ky propozim nga ministri Bislimi po bëhet për të marr masa për shëndetin e qytetarëve dhe mosbllokimin e ekonomisë së vendit.
Ai tha se ky propozim tashmë është dërguar në qeveri/ Gazeta Sinjali/