Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, Lëvizja Vetëvendosje i ka parashtruar pyetje në lidhje me emërimin e këshilltarit të tij, Enis Qerka, i cili ishte dyshuar se është kapur me 113 kilogramë drogë.
Selimi ka thënë se kur është bërë emërimi i tij si këshilltar, ai nuk ka pasur ndonjë aktakuzë dhe se as tani nuk ka.
“Lirimi është bërë me marrëveshje e kam liruar pas raportimit të medieve është e vërtet, por në kohën kur është emëruar nuk ka pasur e as nuk ka aktakuzë”, tha Selimi.
Sipas tij nuk paraqet asnjë problem nëse përmirësohesh nga mediet ose nga shoqëria civile dhe se ai që me marrjen e mandatit gjithmonë ka qenë i gatshëm për bashkëpunim./ Gazeta Sinjali/