image Ministri i Arsimit tenton të arsyetohet për dështimin në PISA: Maqedonia nuk është futur në formë të tillë

Ministri i Arsimit tenton të arsyetohet për dështimin në PISA: Maqedonia nuk është futur në formë të tillë

news image

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka pranuar dështimin e kësaj ministrie si dhe nxënësve kosovarë në testin e PISA-së, ndërsa më pas ka tentuar që dështimin ta arsyetoj me mënyrë të testimit, raporton Gazeta Sinjali.

Ai fillimisht ka thënë se rezultatet nga PISA nuk janë të mira për Kosovën, megjithatë sipas tij Ministria e Arsimit së bashku me mësimdhënësit janë përpjekur maksimalisht dhe kanë pasur qëllim kryesor rezultatet e mira të këtij teksti.

“Ne kemi pritur që të ketë rezultate më të mira, por nuk ka rezultate të mira, ka vetëm pak ndryshime. Ne si Ministri kemi bërë përpjekje të madhe që të bëjmë organizimin e mirë dhe i gjithë orientimi ynë  ishte që të kemi organizim të mirë dhe me angazhim të përgjithshëm që ka qenë që nga ministria deri tek mësimdhënësit. Ne sot nuk kemi marrë rezultate pozitive”, ka thënë ai në konferencë për media.

Ai ka thënë se në lëndën e matematikës nxënësit kosovarë kanë shënuar përmirësim, ndërsa në lëndët e shkencave nxënësit kosovarë kanë pësuar rënie.

“Rezultatet pozitive janë nga matematika këtë vit se nga viti 2015, dhe nga pjesa e leximit sesa në vitin e kaluar. Kemi rënie tek shkencat sesa që kemi pasur në vitin 2015. Cilat janë  arsyeje e këtyre rezultateve unë konsiderojë që na duhet kohë  t’i analizojmë raportet e secilës shkollë pjesëmarrëse dhe secilit nxënës pjesëmarrës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më tutje ministri Bytyqi ka thënë se tek rezultatet e shkencës ka ndikuar forma digjitale e testimit. Ka thënë se Maqedoni në një mënyrë të tillë nuk është bërë fare pjesë e testimit.

“Ajo çka dua të them është se në rezultate të  shkencës në shikim të parë gjeneral ka ndikuar edhe forma digjitale, ku Kosova ka marrë  pjesë  për herë të parë dhe mund të them se ka ndikuar, ku shembull Maqedonia nuk është futur fare në formë të tillë”.

“Megjithatë konsiderojë unë që kemi bërë mirë që jemi futur për shkak se që nga viti 2021 jemi të  obliguar të gjitha shtetet të futën në mënyrë digjitale në këtë test dhe kemi marrë  një përvojë të mirë”, ka deklaruar Bytyqi./Gazeta Sinjali/