image Ministri i Arsimit pret të testohet për koronavirus, nuk futet në vetizolim

Shëndetësi

Ministri i Arsimit pret të testohet për koronavirus, nuk futet në vetizolim

news image

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj nuk e ka parë të arsyeshme të vetizolohet anipse kishte pasur kontakt me dy zyrtarë të Ministrisë së Arsimit që janë konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Sipas asistentes së minstrit Likaj, Fjolla Hajrizajt, ministri ka qenë i mbrojtur me maskë dhe dorëza  dhe ka respektuar distancën sociale, andaj nuk është futur në vetizolim.

Megjithatë, Hajrizaj ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se ministri Likaj bashkë me kabinetin e tij do t’i nënshtrohen testit për koronavirus.

“Ministri Ramë Likaj gjatë kohës sa ka pasur kontakt me zyrtarë që tashmë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ka respektuar distancën dhe dy palët kanë qenë duke bartur maska. Sa i përket testimit, njëherë janë në proces personat që kanë pasur kontakt direkt dhe janë më të dyshuar. Ministri dhe kabineti i kanë dërgu emrat për testim por ende nuk janë testu, kjo varet prej IKSHPK-së. Jo, nuk është në vetizolim sepse ka qenë i mbrojtur edhe ministri edhe pala që është konfirmu pozitive, kështu që nuk kemi pasur asnjë dyshim të vetëm, asnjë simptomë për të cilën ishin dashtë të vetizolohen. Mirëpo për siguri dhe për përgjegjësi që e kemi, për mos e rreziku shëndetin e qytetarëve ka me u testu ministri dhe kemi me qenë transparent sa i përket rezultatit”, ka thënë Hajrizaj.

Ministri Likaj kishte deklaruar mbrëmë se ka pasur kontakt me dy zyrtarë brenda ministrisë që ai udhëheqë, të cilët ishin konfirmuar pozitvë me koronavirus. Likaj kishte theksuar se ka pasur kontakt vetëm nga distanca./Gazeta Sinjali/