image Ministri Balla dhe pjesëtarë të Policisë së Shqipërisë, të pranishëm në varrimin e policit që u vra në veri

Sociale

Ministri Balla dhe pjesëtarë të Policisë së Shqipërisë, të pranishëm në varrimin e policit që u vra në veri

news image

Sot, i është dhënë lamtumira e fundit heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën pas sulmit terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në ceremoninë e varrimit pjesë mori edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, raporton Gazeta Sinjali.

Bashkë me Ballën ishin edhe disa efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët në shenjë nderimi e mirënjohje i vendosën një kurorë me lule dëshmorit Afrim.

“Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar Balla.

Balla ndër takimet me figura shtetërore të Kosovës, në këtë ceremoni u takua edhe me prijësin e familjes Jashari, Rifatin.

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/pfbid02snqgq9HWFu3sL8bRePCmoDbxnrJHqaAd1nzirCTaGWxqStm2j5Wqap5uQ1bxwCVAl?cft[0]=AZWAItHwWwqfESbdeND5g10yyK9ySafZd1AVp2H76PqY1V0MQZ_SXEHCYApOsTN3QklQ-FAC90NAwrjwoRMrY8oEy_iuy85ULLsZQogTILu1Y2teVcD5jOwEdQLXnGMMWYXd0K8GeXDA3j9oaLBdwuta&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/