image Ministri austriak flet për pranimin e dy të lënduarve në spitalet e shtetit të tij si pasojë e shpërthimit në Ferizaj

Shëndetësi

Ministri austriak flet për pranimin e dy të lënduarve në spitalet e shtetit të tij si pasojë e shpërthimit në Ferizaj

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg u ka uruar shërim të shpejt dy pacientëve të cilët janë dërguar sot nga Kosova për shërim në Austri, të cilët u lënduan si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në një lokal në Ferizaj, përcjellë Gazeta Sinjali.

Schallenberg ka thënë se bashkëpunimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor është në fokus të politikës së jashtme austriake dhe është e natyrshme që të ndihmojnë në emergjenca të tilla.

“Pas një eksplodimi të madh të gazit në qytetin e Ferizajit me mbi 40 të lënduar, Kosova ka kërkuar ndihmën e Austrisë. Një bashkëpunim i ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor është në fokus të politikës së jashtme austriake. Është e natyrshme që ne të ndihmojmë në emergjenca të tilla”, ka thënë ministri i jashtëm austriak.

Gjatë ditës së sotme edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka falënderuar Austrinë për ndihmën e ofruar.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, janë lënduar 42 persona, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

/Gazeta Sinjali/