image Ministri Aliu tenton të arsyetohet për anulimin e fluturimeve: Pilotët me certifikim ILS CAT po aterojnë edhe në mjegull

Kosovë

Ministri Aliu tenton të arsyetohet për anulimin e fluturimeve: Pilotët me certifikim ILS CAT po aterojnë edhe në mjegull

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka tentuar të arsyetohet për anulimet e fluturimeve shkaku i mjegullës së dendur që përfshiu vendin tonë mbrëmë e po vazhdon edhe sot, raporton Sinjali.

Aliu përmes një postimi në Facebook tha se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

Ai tutje tha se dje janë realizuar 46 ardhje-shkuarje, ku 12 nga to janë anuluar.

Postimi i tij i plotë:

Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.

Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar ne ardhje.

/GazetaSinjali/