image Minatorët e “Trepçës” ndërpresin grevën

Sociale

Minatorët e “Trepçës” ndërpresin grevën

news image

Minatorët e Trepçës kanë arritur një marrëveshje me drejtorin e korporatës, Bashkim Kurti, lidhur me pagat pasi ata kanë bojkotuar punën të enjten.

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka deklaruar se grevën e kanë ndërprerë pasi të gjithë minatorëve iu ka dalë 40 përqind e pagës së muajit mars.

“Pjesa tjetër e 30 për qind do të dalë brenda një jave”, ka thënë Osmani.

/GazetaSinjali/