image Minatorët e Trepçës dhe Kishnicës hyjnë sërish në grevë pasi nuk u dalin pagat

Sociale

Minatorët e Trepçës dhe Kishnicës hyjnë sërish në grevë pasi nuk u dalin pagat

news image

Minatorët e Trepçës dhe Kishnicës kanë hyrë në grevë që nga dita e sotme.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Mustafë Asllani nga Sindikata e Re e Trepçës.

Ai ka treguar se arsyeja që janë futur sërish në grevë është mosekzekutimi i pagave për muajin shkurt.

Arsyeja kryesore pse jemi futur në grevë është mosekzekutimi i pagave për muajin shkurt“, i ka thënë Asllani.

Aktualisht, në Minierën e Trepçës kanë ndërprerë punën mbi 200 punëtorë të Ndërrimit të Parë.

Për shkak të mos ekzekutimit të pagave, minatorët ishin futur në grevë edhe gjatë shkurtit./Gazeta Sinjali/