image Minatorët e Artanës dhe Kishnicës ndërpresin grevën, thotë ndërmarrja "Trepça"

Sociale

Minatorët e Artanës dhe Kishnicës ndërpresin grevën, thotë ndërmarrja “Trepça”

news image

Ndërmarrja “Trepça” ka thënë se minatorët në Artanë dhe Kishnicë kanë ndërprerë grevën e nisur qe disa ditë.

“Minatorët e Artanë dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i mençur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”, thuhet në njoftim të “Trepçës”.

Minatorët e “Trepçës” në minierën e “Stan Tërgut” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës.

Ata po kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, pagë të rregullt, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.

/GazetaSinjali/