Këngëtarja Mimoza Shkodra së fundmi ka publikuar një fotografi ku paraqitet natyrale, e pa grimosur, një detaj të cilin rrallë herë e hasim tek personazhet publike.
Mimoza Shkodra është një krijuese e shumë këngëve të pëlqyera nga publiku, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo nga viti 2002, është aktive në skenën muzikore shqiptare dhe njihet për këngët si: “Ndarja”, “Burrat nuk janë si ti”, “Pare Pare” e shumë të tjera.
Këngëtarja gjithashtu ka qenë mjaft e përfolur nëpër mediat rozë edhe sa i përket jetës së saj private dhe lidhjes së saj me këngëtarin Seldi Qalliu, me të cilin tanimë kanë ndarë rrugët. /Gazeta Sinjali/
Bota e Yjeve