image Miloviq: Ka ardhur koha të thuhet a kemi Asociacion, përndryshe dimë çka bëjmë

Politikë

Miloviq: Ka ardhur koha të thuhet a kemi Asociacion, përndryshe dimë çka bëjmë

news image

Në një tubim të serbëve në Mitrovicë  të Veriut është “shpallur” e ashtuquajtura Deklaratë e Vidovdanit. Atë e ka lexuar ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq.

Me anë të kësaj deklarate është kërkuar edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Miloviq ka thënë se serbët janë duke e pritur Asociacionit qe 10 vjet.

“Prej dhjetë vitesh ne presim të drejtën tonë për një jetë të denjë për njeriun në shekullin 21, për qëndrimin dhe mbijetesën tonë në këto zona. Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë në këtë Vidovdan – a kemi Asociacion. Përndryshe, ne e dimë se çfarë të bëjmë” ka thënë Miloviq.

/GazetaSinjali/