Milot Rashica që do t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e radhës për kualifikimet në “Euro 2020”, për shkak të një lëndimi është duke qëndruar në Prishtinë për t’i dhënë mbështetje shokëve të skuadrës.
Ai ka takuar shokun e skuadrës së werder Bremit, përkatësisht portierin e Çekisë, Jiri Pavlenka. Rashica ka postuar një fotografi me të duke i thënë se tri pikët do të mbesin në Kosovë.
Të njëjtën fotografi e ka shpërndarë edhe portieri çek i cili ka thënë se pikët do t’i marrin me veti.