Ish-diplomati Zoran Milivojeviq beson se letra e deputetëve që kërkon ndryshimin e politikës ndaj Beogradit është një përpjekje për të ndihmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe për të përdorur diskreditimin për të vënë në plan të parë fajin e Serbisë.
Milivojeviq ka thënë se është interesante se cilët janë nënshkruesit e asaj letre.
Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Milivojeviq thekson se ka një tendencë që të dyja palët të trajtohen njësoj, ndonëse, siç thotë ai, nuk janë.
Ai ka shtuar se Kurti nuk po heq dorë nga politika e tij.
I pyetur se si duhet duhet Serbia ta interpretojë letrën e dërguar ShBA-së dhe BE-së për ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, ai tha:
“Kur bëhet fjalë për atë letër, tre gjëra janë interesante: kush janë nënshkruesit, cila është përmbajtja dhe konteksti. Pra, kur bëhet fjalë për nënshkruesit, veçoj nënshkruesen e parë, Alicia Cairns, kryetaren e komitetit të politikës së jashtme të dhomës së ulët britanike – Dhomës së Lordëve, dhe faktin se më shumë se një e katërta e nënshkruesve janë nga parlamenti britanik. Është Bob Menendez, kryetari i komisionit të politikës së jashtme të Senatit, i cili para një muaji e gjysmë, dy muaj më parë, me iniciativën e tij kishte një dëshmi në Senat me mesazhe kundër Serbisë. Dhe ne kemi Michael Roth, kryetar i komitetit të politikës së jashtme të Bundestagut gjerman. Ata tre persona përfaqësojnë një lloj lobi shqiptar. Tjetër gjë është përmbajtja e letrës, flet për ndonjë import ilegal të armëve, për fajin serb në veri të Kosovës për faktorin kriminal serb, pra disa teza që nuk ekzistojnë”, tha ai një intervistë për Blic.
Ai foli edhe për deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili ditë më parë tha se edhe Serbisë mund t’i vendosen masa ndëshkuese.
“Ka një përpjekje për t’i trajtuar të dyja palët në mënyrë të barabartë edhe pse ato nuk janë as politikisht, as juridikisht dhe as thelbësisht të barabarta, kjo është plotësisht e qartë. Serbia është shtet, Kosova nuk është shtet. Është një dialog për normalizimin, krijimin e kushteve për paqe dhe stabilitet, por edhe një përpjekje për të barazuar të dyja palët. Ky është konfirmim i qëllimit strategjik të ndjekur nga Prishtina dhe qendrat e fuqisë perëndimore, që është konfirmimi i shtetësisë së Kosovës”, tha ai.
Tutje ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk po heq dorë nga politika e saj, dhe sipas tij problemi tjetër është se ai po gëzon mbështetje.
“Është evidente se Kurti nuk po heq dorë nga politika e tij. Në vitin e dytë të mandatit të tij, ai zgjodhi forcën, represionin dhe imponimin e një zgjidhjeje politike me forcë. Problemi është se ai ka mbështetje, kështu që padyshim që i përshtatet diku tjetër me dikë dhe ai e bën të qartë se nuk do të heqë dorë. Kjo e ngre nivelin e përshkallëzimit ekzistues dhe krijon kushte objektive për përhapjen e konfliktit, kushte për një situatë shumë më të keqe, por jo vetëm për serbët, por për rajonin në tërësi. Mesazhi i rëndësishëm është se nuk duhet të presim që Serbia të ndryshojë qëndrimin e saj. Serbia nuk do të heqë dorë nga të gjitha interesat shtetërore dhe kombëtare dhe as mbështetjen për popullin serb në Kosovë e Metohi, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244”, përfundoi ai.