image Milioneri turk kërkon jahtin e tij që e braktisi në Shqipëri

Botë

Milioneri turk kërkon jahtin e tij që e braktisi në Shqipëri

news image

Pronari i vërtetë i jahtit që u gjet i braktisur në ujërat shqiptare, Nedim Akyuz, dje dëshmoi para prokurorëve për ngjarjen se si kapiteni i anijes së tij u zhduk.

Ndërkohë sot, ai kërkoi ta marrë jahtin nga frika se mund t’i dëmtohet gjatë qëndrimit në portin shqiptar. Por, Prokuroria e Lezhës ka refuzuar kërkesën e tij dhe nuk lejon largimin e jahtit pa kryer të gjitha hetimet mbi këtë ngjarje.

Pronari i jahtit, Akyuz mësohet se ia ka dhënë mjetin kapitenit të tij, Yavuz, për t’i dërguar të vëllanë nga Budva i Malit të Zi në Korfuz të Greqisë.

Por ndërkohë gjatë kthimit për në Budva, kapiteni ka humbur gjurmët pranë brigjeve shqiptare dhe jahti është gjetur i braktisur 12 milje larg Shëngjinit nga një peshkarezhë shqiptare, e cila lajmëroi rojën bregdetare.

Mjeti lundrues u ankorua në portin e Shëngjinit ku qëndron i bllokuar./tch