Miliarderi rus Roman Abramovich ka njoftuar së fundmi përmes një komunikate se heq dorë nga menaxhimi i klubit londinez Chelsea, duke e lënë klubin nën kujdesin e administratorëve të fondacionit bamirës të ekipit.
Ky vendim erdhi pasi Mbretëria e Bashkuar bëri të ditura sanksionet kundër Rusisë dhe anëtarëve të rrethit të brendshëm të Putinit dhe rusëve të tjerë të pasur, pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, shkruan The Guardian, përcjellë Sinjali.
Abramovich përmes një deklarate ndër të tjera tha: “Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë për klubin që kam në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelseat kujdesin e Chelsea FC”.
/GazetaSinjaliSporti/
Futboll
Miliarderi rus Abramovich tërhiqet nga menaxhimi i Chelseat
Të tjera:
Chelsea nis rindërtimin e skuadrës nën drejtimin e Xabi Alonsos
Futboll
1780392381
Chelsea vendos çmim marramendës për Joao Pedron
Futboll
1780316562
Joao Pedro i gatshëm të kalojë te Barcelona
Futboll
1779782925
Formacionet zyrtare, Newcastle – Chelsea
Futboll
1700921263
Kryendeshja e javës, publikohen formacionet zyrtare Chelsea – Man City
Futboll
1699803608
Broja lëndohet sërish, Chelsea bën zëvendësim të detyrueshëm
Futboll
1696279652