image Miliarderi francez vdes pas rrëzimit të helikopterit

Evropë

Miliarderi francez vdes pas rrëzimit të helikopterit

news image

Miliarderi francez, Olivier Dassault vdiq të dielën në një përplasje helikopteri.

Dassault ishte djali i madh i industrialistit të ndjerë miliarder francez Serge Dassault, emrin e të cilit e mban kompania që ndërton aeroplanët e luftës, Rafaele, Dassault Aviation, dhe i njëjti zotëron gazetën Le Figaro.

“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal, komandant rezervë në forcën ajrore: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri për vendin tonë. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe. Ngushëllime për familjen dhe të dashurit e tij”, ka shkruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Twitter.

Helikopteri privat u rrëzua të dielën pasdite në Normandi, ku ai kishte një shtëpi të pushimeve. Piloti gjithashtu ka vdekur.

Dassault është konsideruar se është ndër 361 njerëzit më të pasur në botë./Gazeta Sinjali/