image Miley Cyrus pranon se është biseksuale

Bota e Yjeve

Miley Cyrus pranon se është biseksuale

news image

Artistja me famë botërore, Miley Cyrus, ka pranuar hapur se ajo pëlqen të dy gjinitë.

Por ajo u shpreh se lidhja e saj me një femër kishte më shumë kuptim. Ajo shtoi se është gati të jetë me një vajzë po aq të suksesshme sa ajo ose edhe më shumë, shkruan People, transmeton Gazeta Sinjali.

“Fakti që unë kam pasur marrëdhënie me një femër kishte më shumë kuptim, sepse nuk ekzistonte kjo gjëja e çuditshme që unë paguaj për gjithçka dhe çfarëdo gjëje tjetër. Nëse unë do të jem me një vajzë, jam plotësisht gati të jem me një vajzë që është po aq e suksesshme ose më e suksesshme se unë”,  tha Miley.

Miley Cyrus ishte në lidhje të gjatë me aktorin e njohur Liam Hemsworth.

/Gazeta Sinjali/