Trajneri italian e ka fituar me meritë kontratën e re, pas paraqitjeve dhe rezultateve të shkëlqyeshme me “Rossoneri”. Atij madje do t’i dyfishohet rroga
Milani tashmë është i qartë: Stefano Piolit do t’i vazhdohet kontrata.
Trajneri italian e ka merituar kontratën e re pas eksperiencës së shkëlqyeshme që e ka pasur deri tash.
Sipas “Corriere della Sera”, Pioli do ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2024.
Por, është në opsion vazhdimi i saj edhe për një vit tjetër.
Gjithashtu, ish-trajnerit të Interit do t’i rritet rroga nga 2,5 milionë euro në 3,5 ose 4.
Duke i llogaritur edhe bonuset, atij mund t’i dyfishohet rroga, varësisht prej arritjes së objektivave.
“Dua të qëndrojë për një kohë të gjatë këtu. Do të rritemi së bashku”, ka thënë Pioli.
Milani aktualisht e ndan vendin e parë me Napolin në Serie A.
Këto dy skuadra nuk kanë pësuar ende humbje këtë sezon.