image Milani “aleati” i Juventusit, Lazio “përshëndetet” nga gara për titull

Futboll

Milani “aleati” i Juventusit, Lazio “përshëndetet” nga gara për titull

news image

Milani ka arritur një fitore të madhe ndaj skuadrës kandidate për titullin e kampionit në Itali, Lazios, duke e mposhtur me rezultat të lartë 0:3

Golat për Milanin e kanë shënuar: Calhanoglu, Ibrahimovic si dhe kroati Ante Rebic.

Lazio me këto tri pikë të humbura e ka shumë të vështirë ta arrijë Juventusin pasi që tani është thelluar diferenca në shtatë pikë.

Ndërsa Milani me këtë fitore është futur në garë për Europa Ligë duke u radhitur në vendin e 6-të me 46 pikë, dy më pak se Roma e vendit të 5-të e cila ka një ndeshje më pak./Gazeta Sinjali/