image Radojçiq lajmërohet nga Beogradi, ngrit padi ndaj politikanes

Kosovë

Zgjedhje/ Radojçiq lajmërohet nga Beogradi, ngrit padi ndaj politikanes

news image

Nënkryetari i Listës Serbe, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit nga Prokuroria e Kosovës, Milan Radoiçiq, ka ngritur padi në Gjykatën e Lartë të Beogradit kundër Rada Trajkoviq, politikanes serbe nga Kosova, për shkelje të “reputacionit dhe nderit”.

Trajkoviq, përmes një shkrimi në profilin e saj në Tëitter, ka thënë se ajo do të mbrohet me një “poligraf”.

Radojiçiq dyshohet se është duke u fshehur në Serbi, ndërkaq Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar “letërrreshtimin vendor kundër të pandehurit Radojiçiq” disa javë më parë.

Akuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj Radojiçiq bën fjalë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili më 16 janar të këtij viti u vra para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.