Mikrobiologu, Lula Raka sot ka vizituar Policinë e Kosovës, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj me bashkëpunëtor nga Departamente të ndryshme policore,
” Kjo vizitë pune në Policinë e Kosovës, u realizua në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët si dhe për koordinimin e mëtejmë të aktiviteteve në mes të PK-së dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth sfidave të përbashkëta të përballjes me pandeminë COVID-19. /Gazeta Sinjali/