Pastërtia në shtëpi ka ndezur mjaft debate në edicionin e kaluar të “Big Brother Vip” dhe me sa duket as këtë sezon të dytë nuk do të mungojnë përplasjet në lidhje me këtë çështje.
Së fundmi ka qenë Mikela ajo e cila ka shprehur hapur pakënaqësi për pastërtinë në kuzhinë, teksa ka “shënjestruar” Olta Gixharin duke thënë se para kamerave bën si “manjake pastërtie.”
“Kur del para kamerës mban fjalime që është e pastër, që është si manjake e pastërtisë. Dhe i thashë “a të iku buka poshtë me gjithë këtë pisëllëk këtu, se mua nuk më shijoi.” U çova dhe doja të haja diçka se e kisha gojën e thatë dhe kur pashë kuzhinën mu mblodh këtu. Unë kuzhinën e kam shumë merak”-u shpreh Mikela në një bisedë me Tean.
Banorët janë ndarë me grupe, kë mbështesin nga Genti dhe Olta pasi situatat mes tyre janë treguar të ndryshme nga secili. Disa prej banorëve si Luizi, Kejvina, Tea, kanë filluar të dalin kundër Oltës. Ndërsa edhe dy prej banoreve shumë të afërta me Oltën duket se po fillojnë të kenë dyshimet e tyre. Bëhet fjalë për Mikelën dhe Kiarën.
Mikela i treguar Kiarës mendimin e saj për Oltën, ndërsa po bisedonin të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.
Ish- konkurrentja e Për’Puthen thotë se ajo është shumë dinake dhe minupuluese brenda Big Brother. Olta ka qenë në qendër të vëmendjes deri tani, për shkak të debateve.
“Unë ia kam thënë dhe në sy dhe do vazhdoj t’ja them. Shumë dinake, manipuluese. E ka këtë gjë dhe është fakt”, tha Mikela për Oltën.