Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Dejona Mihali, ka ironizuar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u mblodhën sot në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për të protestuar kundër mospërfshirjes së tyre në Ligjin e Pagave, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mihali ka thënë se tashmë ka ardh dita që opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë, Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn.
Ajo tutje ka ftuar që të dalin prapë dhe më shpesh.
“Dhe vjen një ditë që e gjithë opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn. Dilni më shpesh. Dilni prapë. Dilni t’ju shohë njerëzia. Çdo të shtunë mundësisht”, shkroi Mihali.
Kujtojmë që Mihali është një figurë shumë e rëndësishme në LVV, ani pse nuk ushtron asnjë funksion publik në Qeverinë Kurti.
Në ueb-faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje jepen shumë pak informacione për rolin e Mihalit, për dallim për disa prej zyrtarëve të tjerë të partisë. Si informacion për publikun është dhënë vetëm pozita e saj si ‘Koordinatore e Komiteteve‘, pozitë kjo të cilën e mban që nga viti 2016.
Ndërkaq në ueb-faqen zyrtare të Qendrës së LVV-së në Shqipëri tregohet një biografi e shkurtër për Mihalin, ndonëse prapë pak informacione për angazhimin e saj në LVV.