image Mihajloviq: Veriun e Kosovës e kemi furnizuar me rrymë, ato për borxhet e serbëve janë gënjeshtra

Rajon

Mihajloviq: Veriun e Kosovës e kemi furnizuar me rrymë, ato për borxhet e serbëve janë gënjeshtra

news image

Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e Energjisë, Zorana Mihajloviq, është shprehur se vendimi i KOSTT në Kosovë për të mos mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike për komunat veriore është presion mbi serbët.

Ajo ka thënë se ka një seri tjetër të gënjeshtrave dhe konspiracioneve sipas saj të orkestruara kundër popullsisë serbe në Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Borxhi prej 17 milion euro që KOSTT e raportoi në dhjetor të vitit 2020 është një gënjeshtër, pra është një gënjeshtër sepse deri në dhjetor furnizimi me rrymë në Serbi është bërë direkt nga Serbia”, ka deklaruar Mihajloviq.

Ajo më tej ka shtuar se nuk ka të dhëna që tregojnë se cili është shpenzimi për rrymë në komunat me shumicë serbe në pjesën veriore.

/GazetaSinjali/