Microsoft u ka bërë thirrje përdoruesve të Windows 7 që t’i përmirësojnë sistemet e tyre pasi shërbimi i klientit për ta nuk do të funksionojë më prej 13 janar.
Punonjësit e sigurisë kibernetike të kompanisë Microsoft deklarojnë se nuk do të bëhen më rregullime në sistemin e Windows 7.
Ky sistem është më i ekspozuari ndaj sulmeve piraterike ndaj ata vendosën që mos të merren më me rregullimin e tyre. Sipas një sondazhi një në katër përdorues punon me Windows 7./Gazeta Sinjali/