image Microsoft prezanton pajisje të reja Surface me çmime më të ulëta dhe funksione të avancuara me AI

Teknologji

Microsoft prezanton pajisje të reja Surface me çmime më të ulëta dhe funksione të avancuara me AI

news image

Përpjekjet për ta bërë teknologjinë më të përballueshme dhe më të fuqishme po vazhdojnë. Microsoft ka prezantuar modelet më të reja të kompjuterëve personal (PC) Surface, të cilat përveç çmimit më të ulët, ofrojnë edhe përmirësime të ndjeshme në performancë dhe jetëgjatësi të baterisë.

Gjiganti teknologjik ka njoftuar për modelin Surface Laptop, i cili tani fillon nga 899 dollarë, që është 100 dollarë më pak krahasuar me versionin e kaluar, si dhe Surface Pro që fillon nga 799 dollarë, me një ulje prej 200 dollarësh.

Të dy pajisjet janë të pajisura me procesorin Snapdragon X Plus nga Qualcomm, me tetë bërthama, dhe vijnë me ekran më kompakt – 12 inç për Surface Pro dhe 13 inç për Surface Laptop. Pavarësisht kësaj, Microsoft thekson se modelet e reja ofrojnë jetë më të gjatë të baterisë – deri në 16 orë për Surface Laptop, krahasuar me 13 orë në modelin e kaluar.

Pajisjet do të funksionojnë me sistemin operativ Windows 11 dhe do të përfshijnë veçori të avancuara që shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale. Njëra prej tyre është agjenti AI në aplikacionin e Cilësimeve, i cili mund të zbatojë ndryshime bazuar në komanda të thjeshta si “ikona e miut është shumë e vogël”.

Microsoft ka nisur para-porositë më 2 maj, ndërsa pajisjet do të jenë në shitje nga data 20 maj. Modelet do të jenë të disponueshme në ngjyrat platinium, oqean dhe vjollcë.

Megjithatë, analistët mbesin skeptikë sa i përket interesit të gjerë për PC-të me AI, duke theksuar se konsumatorët ende janë të pasigurt për vlerën që këto veçori sjellin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/