image Microsoft në bisedime për ta blerë TikTok-un

Aplikacione

Microsoft në bisedime për ta blerë TikTok-un

news image

Microsoft është në bisedime për të përvetësuar TikTok, aplikacionin e videove në pronësi kineze, pasi presidenti Donald Trump tha të premten se po mendonte të merrte hapa që do të ndalonin aplikacionin në Shtetet e Bashkuara.

Siç raportojnë mediat e huaja, është e paqartë se sa të përparuara janë bisedimet midis Microsoft dhe TikTok, por çdo marrëveshje mund të ndihmojë në ndryshimin e pronësisë së TikTok, tha personi në fjalë, i cili foli në kushte anonimiteti.

TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze e internetit, e cila vlerësohet rreth 100 miliardë dollarë.

Kjo ka rritur shqyrtimin e aplikacionit, me zyrtarët e administratës Trump duke thënë se ata kanë qenë të shqetësuar që TikTok paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Bloomberg raportoi të premten se Presidenti ishte i gatshëm të jap një urdhër që do të detyrojë ByteDance të shesë operacionet e TikTok në SHBA.

Siç shkruan më tej NYT, përfaqësuesit nga TikTok nuk iu përgjigjën kërkesave për koment dhe një zëdhënës i Microsoft nuk pranoi të komentojë./Gazeta Sinjali/