image Microsoft ka një histori të gjatë në Kinë, ndikimi i kompanisë së njohur në vendin aziatik

Teknologji

Microsoft ka një histori të gjatë në Kinë, ndikimi i kompanisë së njohur në vendin aziatik

news image

Microsoft ka kaluar dekada në ndërtimin e vullnetit të mirë me Pekinin dhe kjo mund të ndihmojë përpjekjen e saj për të blerë operacionet e TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për dallim nga kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë amerikane, Microsoft ka një ndikim të madh në Kinë dhe produktet e saj kanë një prani të konsiderueshme.

Microsoft ka qenë e pranishme në Kinë që nga viti 1992, dhe punëson 6000 mijë njerëz në vend.

Sipas Edith Yeung, Microsoft ka ndikim në komunitetin e teknologjisë së Kinës, i cili kaloi vite duke investuar në ndërmarrjet kineze.

Presidenti i Microsoft, Brad Smith tha se edhe pse softveri Microsoft përdoret gjerësisht në Kinë, vendi përbën më pak se 2% të të ardhurave globale të kompanisë.

Microsoft është shfaqur si kandidati kryesor për të shpëtuar TikTok nga kërcënimi i presidentit, Donald Trump për të ndaluar aplikacionin, përveç nëse gjen një blerës amerikan.

Sipas një profesori në Universitetin Peking, Rich Robinson, shitja e TikTok-ut gjithashtu duhet të shihet si një fitore e madhe për industrinë e teknologjisë së Kinës dhe risitë që vijnë nga Pekini. /Gazeta Sinjali/