Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski është takuar me ish të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Mickoski shkroi se darka me Grenellin ishte “e frytshme dhe miqësore”.
“Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe ekspert i mirë i situatës në Ballkan”, shkroi Mickoski.
Me Grenellin, ai tha se folën për tema si ekonomia, energjia, sundimi i ligjit e për thellimin e bashkëpunimit.
Плодна и пријателска вечера со Ричард Гренел, американски дипломат, поранешен директор на американската разузнавачка служба и добар познавач на состојбите на Балканот. Економија, енергетика и владеење на право, теми за продлабочување на соработката. pic.twitter.com/PIoGhhz8o9
— Христијан Мицкоски (@MickoskiHM) July 8, 2024