Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë sot pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq në Bruksel, se deeskalimi urgjent i situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimi i dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është urgjente.
Michel shkroi në Twitter se është thelbësore që Serbia të vazhdojë reformat në mënyrë që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së.
“Në takimin me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, u prezantua një mesazh i qartë nga Këshilli i BE-së për nevojën e deeskalimit urgjent të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së. Është thelbësore që Serbia të vazhdojë reformat në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Michel.
With @SerbianPM Ana Brnabić: clear #EUCO message on the need for immediate de-escalation of the situation in north of Kosovo & continuation of EU-facilitated dialogue.
— Charles Michel (@CharlesMichel) July 4, 2023
Crucial for Serbia to continue reforms to advance on the EU path.
The future of #WesternBalkans is in the 🇪🇺. pic.twitter.com/VMEOC5h5YB
Ai gjithashtu theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.