Aktorët e njohur Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, së fundmi janë parë më të dashuruar se kurrë më parë.
Çifti janë të martuar që nga viti 2000 dhe siç duket çdo ditë e më shumë bien në dashuri me njëri-tjetrin.
Aktori së fundmi në një prononcim për “Us Weekly”, ka thënë se bashkëshortja ende i ngjall flutura në stomak.
“Gruaja ime më ngjall ende fluturat në stomak”, citohet të ketë deklaruar aktori për revistën ‘Us Weekly’, i cili të dielën mbrëma kaloi në tapetin e kuq të çmimeve ‘Emmy’.
Ashtu si Douglas edhe Catherine, shprehu dashurinë për bashkëshortin përmes një postimi në Instagram.
“Urime për burrin, për nominimin e sotëm. Të dua shumë”, shkroi ajo.
Michael dhe Catherine u njohën në vitin 1998 në Deauville Film Festival të Francës dhe qysh nga ai moment nuk janë ndarë më.
Çifti kanë dy fëmijë, djalin Dylan 19-vjeçar dhe vajzën Carys 16-vjeçare./Gazeta Sinjali/