Në prag të festës së madhe të shqiptarëve, më 28 Nëntor, ku shënohet 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë shumë artistë publikojnë këngë, duke thurur lavde për historinë e lavdishme të shtetit shqiptar. Ndër ta sot ka publikuar një projekt muzikor edhe këngëtari i dashur për publikun, Meti Maloku.
Maloku ka risjellur një cover të këngës së mirënjohur shqipe, e cila titullohet “Albulena” dhe në video shihen të gërshetuara sekuenca nga filmi “Skënderbeu”.
Kënga është publikuar sot dhe është pritur mjaftë mirë nga dëgjuesit e tij.
Në vijim kënga e plotë: