image Meteorologët tregojnë se a do të bie nesër shi në Kosovë

Kosovë

Parashikimi/ Meteorologët tregojnë se a do të bie nesër shi në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në vendit tonë pritet të mbajtë mot i ndryshueshëm.

Sipas njoftimit të këtij instituti, në pjesën e parë të ditës në shumë vende do të bjerë shi, ndërsa pasdite moti do të jetë me intervale të shkurta me diell.

Kurse, sa u përket temperaturave, IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 4 gradë Celsius, derisa ato maksimale do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius.

Gjatë të dielës do të ketë rritje të shtypjes atmosferike dhe do të fryjë erë kryesisht nga veriu, me shpejtësi 1-7m/s, njofton instituti. /Gazeta Sinjali/