image Meteorologët paralajmërojnë shi edhe për ditën e sotme

Kosovë

Parashikimi/ Meteorologët paralajmërojnë shi edhe për ditën e sotme

news image

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/