Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta iu ka dërguar një mesazh partive politike lidhur me mundësitë e zgjidhje së krizës që ka përfshirë vendin.
Në një takim me zëvendëskryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, Meta ka theksuar se 13 tetori i dekretuar si datë kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve vendore janë e vetmja mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës politike, transmeton Insajderi.
“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, ka thënë Meta. /Sinjali/