image Meta: Taksa në 'Rrugën e Kombit', është e gabuar dhe dekurajuese

Politikë

Rajon/ Meta: Taksa në ‘Rrugën e Kombit’, është e gabuar dhe dekurajuese

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është deklaruar kundër taksës e cila po zbatohet në Rrugën e Kombit.

” Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit, që është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, qoftë edhe nga ana psikologjike, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë” , ka thënë Meta.

“Jo vetëm për qytetarët, por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen”, ka thënë Meta për RTV21.

Ai ka shtuar se të dyja vendet duhet të krijonjë sa më shumë lahtësira për njëra- tjetrën.

”Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën, duhet të plotësojnë ato boshllëqe apo mangësi që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve, të burimeve të zhvillimit ekonomik, qoftë të Shqipërisë apo të Kosovës”, ka thënë Meta.

Tutje Meta ka thënë se shumë pak ka pasur rezultat nga takimet e përvitshme të liderëve të dy shteteve shqiptare./Sinjali/