image Meta: Ikja në ferr e Al-Bagdadit, lajm i mirë për njerëzimin

Politikë

Shqipëri/ Meta: Ikja në ferr e Al-Bagdadit, lajm i mirë për njerëzimin

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vrasjen e liderit të organizatës terroriste ISIS, Abu Bakr al-Bagdadit.

“Një lajm i mirë për të gjithë njerëzimin”, e ka cilësuar Meta këtë vrasje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky ka qenë thelbi i reagimit të Metës në një postim në faqen zyrtare në ‘Facebook’, për vrasjen e kreut të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit”, shkruan Meta.

Reagimit të tij ai ia ka bashkangjitur edhe videon e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili konfirmoi vdekjen e kreut të ISIS-it. /Gazeta Sinjali/