image Meta gjobitet me 251 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Teknologji

Meta gjobitet me 251 milionë euro nga Bashkimi Evropian

news image

Gjigandi i mediave sociale Meta është gjobitur me 251 milionë euro (263.5 milionë dollarë) nga rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave pas dy hetimeve për shkeljen e të dhënave personale.

Hetimi filloi gjashtë vjet më parë kur Meta njoftoi Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës (DPC) për një shkelje që prek rreth 29 milionë llogari të Facebook në mbarë botën, duke përfshirë rreth 3 milionë me bazë në Bashkimin Europian.

Meta e rregulloi defektin menjëherë pasi u zbulua, sipas DPC.

/GazetaSinjali/