Një rast i rëndë është raportuar në një shkollë në veri të Mitrovicës, ku një mësuese dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi të mitur gjatë procesit mësimor.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 6 maj 2025 në shkollën fillore “Sveti Sava” në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë-Veri, ku mësuesja Mirjana Paviçeviq, 56-vjeçare dyshohet se ka goditur me shuplakë në fytyrë një nxënës të mitur, me inicialet F.S., 9-vjeçar.
Pas raportimit të rastit dhe zhvillimit të hetimeve, më 12 qershor 2025, e dyshuara është shoqëruar në Stacionin Policor të Mitrovicës Veriore, ku është intervistuar lidhur me incidentin.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.