image Mësuesi rrahë nxënësin në Malishevë, arrestohet nga policia

Siguri

Mësuesi rrahë nxënësin në Malishevë, arrestohet nga policia

news image

Sot rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një mësimdhënës të shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e Fshatit” në fshatin Bubavec të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka thënë se arsimtari gjatë intervistimit ka deklaruar se e ka goditur me shuplakë një nxënës të kësaj shkolle.

“Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin ( të dyshuarin). I njëjti është shoqëruar në SP., Malishevë dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( të mitur ) të kësaj shkolle të cilin e kishte goditur me shuplakë, pasi që nxënësi ishte problematik edhe herave tjera“, tha Xhurkaj.

Sipas zëdhënësit të policisë së këtij rajoni, nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupore.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë në qendër të mbajtjes dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve publike”./Gazeta Sinjali/